Nesër një rreth i zjarrtë shfaqet në qiell, shihni ‘live’ eklipsin e Diellit

Jil
Jil
1 Min Read

Kanë kaluar më shumë se dy vite që prej herës së fundit që Toka kaloi një eklips vjetor diellor. I fundit ndodhi më 10 qershor të vitit 2021.
Eklipsi i radhës do të ndodhë më 14 tetor 2023, dhe do të jetë i dukshëm në Amerikën Veriore dhe atë Jugore.

Për disa orë, disku i hënës do të jetë i dukshëm teksa kalon përballë diellit, duke bllokuar kështu një pjesë të dritës së saj.about:blank

Në disa vende në Tokë, rreshtimi i diellit dhe hënës do të jetë aq perfekt, saqë e gjithë hëna, ashtu siç shihet nga Toka, do të kalojë përballë diellit.
Por, duke qenë se hëna në atë moment do të jetë më larg se zakonisht nga Toka, nuk do të ketë mundësi që ta bllokojë të gjithë diskun e diellit.

Në vend të kësaj, vëzhguesit në Tokë, edhe në vendin më të favorshëm, do të kenë mundësinë që të shohin vetëm një fenomen që është cilësuar si “unaza e zjarrit”.
Megjithatë, ky eklips unazor është vetëm një sinjal për 6 muajt që do të pasojnë. Më 8 prill të 2024 pritet një eklips total i diellit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *