Nga Botërori, te jeta si endacak i droguar. Historia e ish-futbollistit bën xhiron e botës

Jil
Jil
2 Min Read

Ka luajtur 47 ndeshje me Kanadanë, ka marrë pjesë në Botërorin e vitit 1986 me përfaqësuesen e vendit të tij dhe dikur ishte një yll i njohur në vendlindje. Por jeta e Pol Xhejms ka marrë një kthesë të errët prej shumë vitesh dhe tani ai është një i droguar dhe i pastrehë që lyp lëmoshë në rrugët e Londrës.

Gazeta argjentinase “Ole” ishte ajo që publikoi fillimisht historinë e trishtueshme të ish-futbollistit që ka veshur fanellën e Toronto Blizard, Hamilton Stilers, Donkaster Rovers, Otava Intrepid dhe London Lasers.

AI kishte shpërdoruar pasurinë e tij dhe si rrjedhojë kishte filluar të flinte në rrugë i mbuluar me kartonë në Toronto filimisht e më pas në Londër.

Tashmë 59-vjeçar, Xhejms ishte zhvendosur nga Toronto në Londër në vitin 1908, pasi kishte përjetuar diskriminim ekstrem në vendlindje sepse ishte zbuluar se ishte konsumues i drogës.

Ai më pas ka treguar makthin e jetës së tij në një reportazh për “Daily Mail”. “Karriera ime futbollistike ishte gjithçka. Nuk duhej të kisha humbur asnjë ditë punë. Nëse do të vrisja veten nesër, gjë që nuk do e bëj, njerëzit do e mirëkuptonin. Pasi ka qenë një brutalitet i mallkuar”, tha ai.

“Përse lyp lëmoshë? Që të jem i pavarur. Për të rikuperuar një paraqitje normaliteti. Që të kem rroba dhe këpucë të mirëfillta dhe jo të përdorura.

Që të blej gjëra për veten time”, ishin fjalët e ish-futbollistit të përfunduar në fatkeqësi, me historinë e tij që ka pushuar mediat botërore dhe ka bërë që shumëkush të interesohet ta ndihmojë në këto momente shumë të vështira.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *