Kristi foli ne nje interviste për gjithë eksperiencën e tij dhe rrugëtimin e gjatë që nga nisja e spektaklit e deri finalen e madhe të së shtunës.
E priste Kristi impaktin e madh që kishte krijuar jashtë ‘Big Brother VIP Albania’?
Kristi: Impakti që ka patur jashtë, shumica e kuptoi kur dolën. E panë që kanë ndryshuar shumë gjërat. Do them me plot naivitet unë thoja gjithmonë që nuk e kisha idenë që mund te kem fansa, imagjino për të tjerët. Më erdhën shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëhet shumë e vështirë. Kuptova që Shqipëria me të vërtetë është vend shumë ndryshe, kjo e shton konfuzionin tim më shumë. Për mua nuk ka lënë trauma, thjesht kam kaluar shumë gjëra negative. Situata që nuk desha t’i dëgjoja që kanë lënë një gjurmë ose është thjesht kjo koha që duhet të përshtatem nga ky ndryshim i madh.
A e ka menduar në ndonjë moment se mund të jetë fituesi i këtij edicioni?
Kristi: Të them të vërtetën ishte një moment që po e mendoja, pashë që mua në fakt po më shkonin gjërat shumë mirë, kalova shumë sfida personale, familjare, për lojën, romantike, po erdhi një moment që thashë po edhe mundem ta fitoj.
- Më të lexuarat
- Publikohet foto e turistes belge që humbi jetën në Valbonë
- “Kisha pasuri po m’i kanë marr të gjitha”/ Bosi i mafias italiane rrëfehet…
- A po qëndron Luizi në shtëpinë e Kiarës? Shoqja e moderatores “shuan” dyshimet…