JiL.al - Jeto i Lumtur

Ngacmoi seksualisht një të re, bie në pranga 27-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 27-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e ngacmimit seksual. Në pranga u vu shtetasi Marash Gjoklaj 27 vjeç, banues në Tiranë.about:blank

I arrestuari ishte dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura dhe aktualisht ishte liruar me kusht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas njoftimit të marrë se një biznes në njësinë administrative nr. 8, një shtetas kishte ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Falë veprimeve të shpejta profesionale u bë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar, shtetasit Marash Gjoklaj, 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka ngacmuar seksualisht një 19-vjeçare, në ambientet e punës së saj”, bëri me dije policia.

Gjithashtu, po ditën e djeshme, i arrestuari dyshohet se ka kanosur me mjet prerës thikë, një 20-vjeçare, në Rrugën e Dibrës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari ka qenë i dënuar më parë me 4 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura, dhe aktualisht është i liruar me kusht.

Scroll to Top