Ngacmoi seksualisht 4 adoleshentet brenda gjimnazit,

Jil
Jil
1 Min Read

Një 37- vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse brenda perimetrit të gjimnazit. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Lushnjë ku 4 vajza nga 15-vjeçe, u ngacmuan seksualisht nga personi me inicialet B.B., banues në fshatin Rrapëz.about:blank

Njoftimi i policisë:

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *