Ngjarje horror/ Nënat shkojnë për të pirë alkool, digjen

Jil
Jil
3 Min Read

Pesë fëmijë të vegjël nga Afrika të cilët ndodheshin vetëm në shtëpi kanë vdekur, kur një zjarr përfshiu shtëpinë e tyre.

Fëmijët, të moshës nga një deri në tetë, ishin vëllezër e motra dhe kushërinj. Sipas autoriteteve nëntat e tyre kishin dalë për të pirë pranë kryeqytetit të Afrikës së Jugut, Pretoria, të shtunën në mbrëmje.

Rreth orës 4:26 të mëngjesit të së dielës, shërbimet e urgjencës u thirrën për të shuar zjarrin në një vendbanim informal të Itirelengut, në jugperëndim të qytetit.

Katër kasolle u ndezën nga flakët, duke marrë jetën e Lethokuhle dhe Siyanda Masango, një dhe katër vjeç, së bashku me kushërinjtë e tyre Senzo Mahlatsi Machika, dy vjeç, Themba Thulane, gjashtë vjeç dhe Dimakatso tetë vjeç.

“Trupat e fëmijëve ishin afër njëri-tjetrit dhe duket se ata vdiqën duke mbajtur njëri-tjetrin“, tha fqinji Gilbert Mahlelebe.about:blank

Nënat Lindiëe Machika, 39 vjeç dhe Zanele Machika, 36 vjeç u arrestuan dhe secila u akuzuan për pesë akuza për neglizhencë të fëmijëve dhe pesë akuza për vrasje me faj.

Babai i tre prej fëmijëve, Johannes Masongëane, u zgjua nga një telefonatë nga vendasit, duke i thënë atij se fëmijët e tij kishin vdekur. Ai i shokuar nuk mund të mblidhte mendjen dhe nuk e besonte se fëmijët e tij ishin bërë hi.about:blank

Prindi i shkatërruar tha për gazetën lokale SowetanLIVE: Isha me fëmijët e mi të shtunën dhe partnerja ime më tha se po i merrte fëmijët tanë për të vizituar tezen e tyre. Nuk e dija se do të flinin atje dhe mësova për këtë vetëm vonë në mbrëmje. Rreth orës 3 të mëngjesit mora një telefonatë se fëmijët e mi ishin djegur. Kur arrita në vendngjarje, kuptova se fëmijët e mi ishin djegur dhe nuk dalloheshin. Nëna e tyre dhe motra e saj nuk ishin aty. Më kanë shkatërruar jetën. Kam humbur gjithçka.

Të dyja nënat, të cilat janë ende në paraburgim nga policia, dhanë adresën e zotit Masongwane si vendin ku do të qëndronin nëse Gjykata e Magjistraturës së Atteridgeville, do t’i jepte lirimin me kusht.about:blank

Por Masongwane refuzoi t’i ndihmonte ata, duke thënë: Unë nuk i dua ata pranë meje, ato nuk mund të jetojnë të lira.  Nuk do t’i fal kurrë, ata duhet të kalben në burg.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *