Përdhunohet dhe digjet me acid pranë shinave të trenit

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Rusi, ku një 15-vjeçare është vrarë.

Viktima ëshët e mitura Yaroslav Shikova, e cila ka ndërruar jetë pasi u përdhunua dhe u dogj me acid. Trupi i saj është gjetur nga shoferi i një treni në shina, pasi ishte hedhur aty nga autori i vrasjes.

Vrasësi është një 16-vjeçar, i cili shkonte në një shkollë me viktimën. Shoferi i trenit që e gjeti vajzën tregoi se ajo ishte e zhveshur dhe kishte vetëm çorapet në trup, teksa kokën e kishte të mbuluar nga gjaku. Po ashtu, në gojë dhe në zonat gjenetale kishte djegie, që ishin shkaktuar me acid.

Sipas babait të 15-vjeçares, në natën kur ndodhi tragjedia, vajza e tij ishte kthyer nga një festë që ishte organizuar në shtëpinë e 16-vjeçarit, por nuk dihet arsyeja pse ajo doli sërish nga shtëpia nga dritarja e dhomës së saj pa informuar prindërit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *