JiL.al - Jeto i Lumtur

Futbollisti kërcënon të vetëvritet në autostradë, mbi urën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Momente terrori dhe ankthi po përjetohen këto orë në Nice, ku një lojtar i klubit të futbollit të këtij qyteti mësohet se kërcënon të bëjë vetëvrasje.

Siç është raportuar nga “BFM Nice Côte d’Azur” dhe “France Bleu Azur”, lojtari, i cili duhet të jetë Alexis Beka Beka, ka parkuar makinën e tij në autostradën A8 dhe është ngjitur në parmakët e urës Magnan, në një lartësi prej rreth 110 metrash, duke kërcënuar se do të hidhet.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen të negociojnë me futbollistin, për ta ndalur atë të vetëflijohet. Ndërkohë, Nice ka anuluar të gjitha angazhimet e planifikuara për ditën e sotme dhe siç raporton “Nice Matin”, klubi ka dërguar një psikolog në vendin ku po negociohet me futbollistin për të mos ndërmarrë hapin tragjik.

Scroll to Top