Ngjarje si në filma, marrin peng një 30-vjeçar për shkak

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I riu me iniciale B. H. raportohet se është futur me forcë brenda një automjeti në Paskuqan nga shtetasit Iljaz Kotorja, Geri Cani dhe Jurgen Delia.

Një 30-vjeçar është marrë peng nga 3 persona në Tiranë, për një borxh prej 6 mijë paund që i kishte një prej autorëve.about:blank

Pasi e morën peng janë nisur drejt zonës së plazhit, në drejtim të Shkozetit, por ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur lirimin e 30-vjeçarit.

Pengmarrja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një borxhi në veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve. Autori kryesor i pengmarrjes. 27-vjeçari Iljaz Kotorja dhe 30-vjeçari i marrë peng kanë qenë të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.

Iljaz Kotorja pretendon se 30-vjeçari i kishte borxh një shumë prej 6 mijë euro, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotik në të njëjtën qeli burgu.

Njoftimi i policisë:about:blank

Morën me forcë një shtetas, në automjet, ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur lirimin e 30-vjeçarit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Borxhi”, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetasit që morën me forcë dhe i hoqën lirinë 30-vjeçarit.about:blank

Pengamarrja, për shkak të një borxhi për veprimtari kriminale të kryer jashtë shtetit, në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Autori kryesor i pengmarrjes dhe shtetasi i marrë peng, të dy të dënuar më parë, në Britani, për krime në fushën e narkotikëve.about:blank

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë  peng nga 3 shtetasit e tjerë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMW X5”, nga shtetasit I. K., 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, G. C., 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe J. D., 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës.

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B. H., për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi I. K. pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. K., G. C. dhe J. D., dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.ia

Scroll to Top