Ka nisur BBV4.
Vetëm pak më parë është prezantuar banorja e parë që do të futet në shtëpinë e “BBV4” dhe ajo është Egli Tako. Këngëtare dhe personal trainer, Egli është përfolur edhe edicionin e kaluar se do të ishte pjesë, e mesa duket do ta shohim eksperiencën e saj këtë vit.
Egli ka disa projekte muzikore, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme dhe janë shumë virale në rrjete sociale. Këto projekte kanë qenë bashkëpunim me ish-partnerin e saj, ku historia e tyre e dashurisë është komentuar shumë.
Banori i dytë që nis rrugëtimin sonte është G-Bani, emri i vërtetë i të cilit është Arban Përlala, një reper dhe kompozitor shqiptar i njohur për kontributin e tij në skenën e muzikës rap dhe hip-hop. Ai lindi më 7 korrik 1981 në rrethin e Pukës dhe kaloi fëmijërinë në qytetin e Rrubikut, Mirditë.
G-Bani filloi karrierën muzikore në vitin 2005. Emri artistik “G-Bani” është një kombinim i shkronjës “G”, që në anglisht është iniciali i fjalës “Gold” (Flori, ar), dhe “Bani”, që është shkurtimi i emrit të tij Arban. Gjatë karrierës së tij, G-Bani ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm dhe ka qenë aktiv në skenën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Muzika e tij është e disponueshme në platforma të ndryshme, duke përfshirë Spotify.
Banori i tretë i “BBV4” është Ols Abazi. Olsi është producent i filmit dhe mes shumë projekteve, sukses të madh së fundmi ka pasur në bashkëpunim me Top Channel Films me filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.