Përfshihet nga flakët një skaf në Shëngjin, drejtuesi arrin të shpëtojë.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë, ku drejtuesi i skafit fatmirësisht ka arritur të shpëtojë.
Ende nuk dihen shkaqet. Ndërkohë që sot policia e shtetit njoftoi se janë sekuestruar 10 mjete lundruese, 8 Jet Ski dhe 2 motoskafe të paligjshme që qarkullonin në plazhe duke u kthyer në burim rreziku për pushuesit.