JiL.al - Jeto i Lumtur

Nis stuhia dhe në Juglindje, reshje dhe shkarkesa elektrike

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Stuhia “Ciaran” ka nisur dhe në zonën e Korçës ku mësohet se reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike.

Sipas shtabit të emergjencave, e nesërmja pr itet të ketë reshje me shtrëngata në disa pjesë të qarkut.

Ndërkohë, më herët, është raportuar se për disa minuta si pasojë e shkarjes së dherave është vështirësuar edhe qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor Përmet-Çarshovë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar grupet e emergjencave civile si dhe ato të mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe largimin e dherave.

Scroll to Top