JiL.al - Jeto i Lumtur

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar me armë në ajër mbrëmjen e djeshme, në fshatin Brar në Tiranë.

Policia e kryeqytetit bën me dije se në kërkim është shpallur dhe një 48-vjeçar i cili pa të riun kur qëlloi me armë, por që nuk ka kallëzuar ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kanë shpallur në kërkim shtetasit K. H., 28 vjeç dhe G. H., 48 vjeç, banues në fshatin Brar, Tiranë. Ditën e djeshme, rreth orës 20:30, në fshatin Brar, dyshohet se shtetasi K. H. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri. Shtetasi G. H. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar”, njofton policia

Scroll to Top