JiL.al - Jeto i Lumtur

Një arsye pse ju që preferoni ushqime pikante jeni në avantazh…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër lajm i mirë për ata që duan ushqime ‘spicy’. Një studim i fundit mbi këtë erëzë tregon se ata që e hanë kanë 25% më pak gjasa të vdesin, sesa ata që nuk e konsumojnë.

Ky është përfundimi i një studimi të paraqitur nga Shoqata Amerikane e Zemrës për të cilin një grup Shkencëtarët shqyrtuan 4,729 studime që përmbajnë të dhëna për shëndetin dhe dietën e më shumë se 570,000 njerëzve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Itali, Kinë dhe Iran.

Dhe rezultati ishte që krahasuar me njerëzit që rrallë ose kurrë nuk kanë ngrënë spec djegës, ata që hanin kishin 26% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundjet kardiovaskulare, 23% më pak gjasa për të vdekur nga kanceri dhe 25% më pak gjasa të vdisnin nga të gjitha shkaqet. Megjithatë, autorët e studimit paralajmërojnë se “duhen më shumë kërkime për të konfirmuar këto gjetje paraprake”.

Por pse speci djegës njihet si një erëz “mrekulli” për shëndetin? Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e specave djegës ka një efekt anti-inflamator, antioksidant, antikancerogjen dhe rregullues të glukozës në gjak falë kapsaicinës, përbërësit kimik irritues. Por jo të gjithë mund të hanë spec djegës.

Një studim francez i disa viteve më parë madje arriti në përfundimin se burrat që pëlqejnë ushqimet pikante mund të kenë nivele më të larta të testosteronit, dhe për këtë arsye të jenë tipa veçanërisht mashkullorë.

Scroll to Top