Një besimtar i devotshëm e kishte adhuruar Zotin për plot gjashtëdhjetë vite pa dalë fare nga shtëpia. Një ditë të bukur, vëren nga dritarja se pas shiut gjithçka ishte gjelbëruar dhe lulëzuar. Njeriu i devotshëm vendosi të dalë jashtë dhe të kujtojë Zotin duke përjetuar të mirat e tij. Pasi doli, mori me vete një bukë. Teksa po qëndronte në natyre dhe po shijonte peizazhin, takon një grua. Biseduan
sëbashku dhe përfundoi në mëkat duke kryer veprime te pamoralshme jashtë martesore me të. Pastaj zbriti në një liqen të vogël që të pastrohej, ndërkohë një lypës kalon dhe i kërkon diçka. Ai ia bën me shenjë që të marë bukën, më pas i devotshmi ndërron jetë dhe del para Zotit. Atij iu vendosën në peshore gjashtëdhjetë vitet e adhurimit në një anë dhe mëkati i tradhëtisë bashkëshortore në anën tjetër, pershorja u anua nga
mëkati. Pastaj në peshore u vendos bamirësia e bukës dhe peshorja anoi nga veprat e mira. Mësimi: Shikoni miq se sa vlerë ka bamirësia. Ndihmojini njerëzit në nevojë me aq sa të mundeni, sepse vetëm një akt i vogël mirësie, mund t’ju sjellë dobi të cilat mund të krahasohen me vite të tëra adhurimi. Tregimin më sipër thuhet se e ka thënë profeti i fundit i muslimanëve. Kam edhe një tregim tjetër i cili
është shumë i ngjashëm me natyrën e atij që sapo lexuat: Një ditë një supervizor ndërtimi që ndodhej në katin e gjashtë të ndërtesës po thërriste një punëtor që ishte në katin e parë. Për shkak të zhurmave të ndërtimit, punëtori në tokë nuk e dëgjonte që supervizori po e thërriste. Pastaj, për të tërhequr vëmëndjen e punëtorit, supervizori hodhi një dy mijë leksh e cila ra fiks përballë punëtorit. Punëtori e
mori dy mijë lekshin, e futi në xhep dhe vijoi punën. Përsëri për të tërhequr vëmëndjen e punëtorit, supervizori këtë herë hodhi një dhjetë mijë leksh dhe punëtori bëri të njëjtën gjë, mori dhjetë mijë lekshin, e futi në xhep dhe vijoi punën. Tani, për të tërhequr vëmëndjen e punëtorit, supervizori mori një gurë të vogël dhe ia hodhi punëtorit. Guri i qëlloi fiks në kokë punëtorit. Por ndryshe nga herët e tjera,
këtë herë punëtori e ngriti kokën lart dhe supervizori komunikoi me punëtorin. Mësimi: Kjo histori është si jeta jonë. Zoti që nga lart do të komunikojë me ne, por ne jemi të zënë me munët e kësaj bote. Pastaj Zoti për të na tërhequr vëmëndjen na dërgon dhurata të vogla dhe ne i marrim ato pa shikuar se nga erdhën. Më pas Zoti na dërgon shuma dhuratash dhe ne jemi po të njëjtët. Thjesht mbajmë dhuratat pa
parë fare se nga erdhën dhe pa falenderuar Zotin. Ne thjesht themi jemi me fat. Por kur ne goditemi me një gur të vogël, të cilin e quajme probleme, atëherë ne shohim lart dhe komunikojmë me Zotin. Pra sa herë që marrim një dhuratë, ne duhet të falenderojmë Zotin menjëherë, dhe jo të presim derisa të na godasë ndonjë gur i vogël e më pas të komunikojmë me të. Shpresoj shumë që të ju kenë pëlqyer miq të
dyja tregimet dhe mbi të gjitha uroj që të mos kem lënduar idetë dhe besimin e askujt pasi në këtë faqe une nuk kam për qëllim të promovoj asnjë lloj besimi përveç se besimin në vjerat dhe edukatën njerëzore. Ju falenderoj nga zemra që më ndiqni dhe harxhoni kohën tuaj të vyer duke lexuar tregimet e mia. Ju uroj vetëm të mira dhe ju rikujtoj si gjithmonë këshillon tonë të famshme tashmë, por shumë të vyer: mendjen në vend miq, tjerat rregullohen të gjitha.