Një burrë kishte një grua dhe një të dashur dhe nuk e dinte se kë të zgjidhte. Ai vendosi të shkojë tek një i zgjuar dhe i kërkoi zgjidhje për problemin e tij. Ai e pyeti atë nëse duhet të jetonte me gruan apo me të dashurën. I zgjuari, e shikoi dhe mori dy vazo në duar, njëra me trëndafil dhe tjetra me kaktus dhe e pyeti: Çfarë do të bëje nëse do të të thoja të zgjedhësh midis këtyre dy vazove? Burri i pa dhe iu përgjigj:
Sigurisht trëndafilin! I zgjuari qeshi dhe tha: Ti vërtetove se je i pamatur dhe i nxituar. Ti nuk meriton asnjërën prej tyre, as trëndafilin rozë as kaktusin. Disa burra, të shtyrë nga bukuria dhe shoqëria, zgjedhin atë që duket më e shndritshme. Trëndafili rozë është i bukur por do të mbarojë së shpejti. Ndërsa kaktusi, megjithëse nuk është shumë i bukur në pamje të parë, mbetet po i njëjtë, pavarësisht
nga klima: Jeshile e errët me shumë gjemba por kur çel të dhuron lule shumë të bukura. Jot shoqe i di të gjitha dobësitë e tua, të metat e tua, gabimet e tua dhe të do për atë që je. E dashura jote nuk të do të gjithin, por vetëm pjesën më të bukur: të qeshurat e tua, fitoret, gëzimet, ledhatimet. Jot shoqe do lotët e tu, disfatat e tua, ajo të qëndron pranë në të mirë e në të keq. Kur të vijnë kohë të vështira, e dashura
jote do të largohet dhe do të kërkojë një tjetër. Gruaja jote do të të qëndrojë pranë. Mos e shiko tani që çdo gjë duket mirë. Gjërat nuk do të zgjasin shumë. Tashmë për ty është shumë vonë. Ti përbuze kaktusin për të marrë trëndafilin, por ti nuk meriton asnjërën prej tyre. Dhe të dish se do të vijë koha kur do ta kuptosh gabimin tënd. Mësimi: I marrë është ai që ka diamantin në shtëpi dhe del e kërkon për
gurë rrugëve. I marrë është ai që prish familjen, gjënë më të vyer që njeriu ka në këtë jetë. Po e përmbyll këtë postim me disa mësime që mund të xjerrim nga një qen. Nëse një qen do të ishte mësuesi yt, këto janë disa mësime të mira që do ti kishe marrë prej tij: Kur personat e dashur kthehen në shtëpi, gjithmonë vrapo ti përshëndesësh ata. Asnjëherë mos e humb mundësinë që të jepet për të dalë një
shëtitje për qef. Jepja fytyrës tënde mundësinë të përjetojë kënaqësinë e paharrueshme të erës dhe ajrit të freskët. Kur është për të mirën tënde, bindu. Bëja të ditur të tjerëve kur ata kanë hyrë në territorin tënd. Relaksoje trupin dhe mendjen duke u shtriqur gjatë e gjerë përpara se të ngrihesh plot me energji. Vrapo si fëmijë dhe luaj çdo ditë. Lulëzo kur ke vëmëndjen dhe lejoi njerëzit të të prekin. Evito të
kafshosh dikë, kur mjafton vetëm një e lehur. Në ditët e ngrohta pusho dhe shtriu me kurriz në bar. Në ditët e nxehta pi ujë shumë dhe shtrihu nën hijen e një peme. Kur je i lumtur kërce dhe vallëzo përreth, dhe tunde të gjithë trupin tënd. Nuk ka rëndësi se sa shpesh qortohesh, mos var turinjtë dhe të marrësh inat, por kthehu përsëri me vrap tek ata që të qortojnë dhe bëji miq. Shkëlqe nga kënaqësia e një
shëtitjeje të gjatë. Ha me shije dhe me entuziazëm. Ndalu vetëm kur të kesh bërë mjaftueshëm. Ji besnik. Asnjëherë mos pretendo të jesh diçka që nuk je. Nëse diçka që do është e groposur, gërrmo derisa ta gjesh atë. Kur dikush po kalon një ditë të keqe, hesht, ulu pranë tyre dhe “nuhati” ata butësisht dhe me mirësjellje. Faleminderit që më ndiqni dhe mos harroni këshillën e famshme: mendjen në vend.