Një ditë, një djalë i varfër filloi shiste derë më derë të mira materiale për të paguar rrugën e tij drejt shkollimit pasi e gjeti veten me asnjë të hollë ne xhep dhe shumë të uritur. Vendosi që të kërkonte ushqim në shtëpinë e radhës dhe trokiti në derë. Megjithatë, atij i erdhi zor kur pa një grua të re e të dashur të hapte derën dhe kërkoi vetëm një gotë ujë. Ajo mendoi që djali mund të ishte i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht në vend të ujit. Ai e piu qumështin avash avash të gjithin, dhe më pas pyeti, “Sa ju detyrohem zonjë?”
“Ju nuk më detyroheni asgjë,” iu përgjigj ajo, “Mamaja na ka mësuar që kurrë të mos pranojmë pagesë për një mirësi që mund të bëjmë.” Ai tha… “Atëherë unë ju falenderoj nga zemra.” Teksa djali u largua nga shtëpia, ai jo vetëm që u ndje më i fortë fizikisht, por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte i fortë gjithashtu. Ai desh u dorëzua dhe për pak sa nuk e la shkollën.
Vite më vonë ajo grua e re u sëmur shumë rëndë. Mjekët e fshatit të saj u dorëzuan. Ata më në fund e dërguan gruan e re në qytetin e madh, ku thirrën specialistë për të studiuar sëmundjen e saj. Bashkë me të tjerët ishte dhe Dr. Hoëard Kelly. Ai seç djeu një një të çuditshme kur pa vëndlindjen e pacientes dhe mbushë sytë. Direkt u ngrit, veshi përparësen e mjekut dhe shkoi tek dhoma e saj. Ai e njohu atë menjëherë. Më pas u kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur të bëjë më të mirën e tij për ti shpëtuar asaj jetën.
Që prej asaj dite ai i kushtoi vëmëndje të veçantë rastit në fjalë dhe shpenzoi në kërkime shkencore. Pas një stërmundimi të gjatë, beteja u fitua. Dr Kelly i kërkoi zyrës së finances së spitalit faturën e shërbimit për ta aprovuar. E pa faturën e kripur, dhe shënoi dicka në cep të saj me laps dhe më pas fatura ju dërgua gruas në dhomën e saj, Ajo kishte frikë ta hapte atë, ajo ishte e bindur që i duhej të punonte tashmë gjithë jetën e saj për të paguar të gjithë atë faturë. Më në fund vendosi ta hapë, e veshtroi, dhe diçka i tërhoqi vëmëndjen në cep të faturës ndërkohë që lexoi fjalët
“E PAGUAR E GJITHA ME NJË GOTË QUMËSHT.”
(Firma) Dr. Howard Kelly.
Lot gëzimi rrodhën në sytë e saj ndërsa zemra e lumtur e saj u lut: “Faleminderit, ZOT, që dashuria jotë është përhapur nëpër zemrat dhe duart e njerëzve.”
TANI TI KE DY ZGJIDHJE. Ti mund ta shpërndash këtë Histori dhe të përhapësh një mesazh pozitiv, ose injoroje këtë dhe pretendo që stë ka prekur aspak!