Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lion, në Francë. Mediat e huaja shkruajnë se një grua hebre, është goditur me thikë teksa ndodhej në banesë.
30-vjeçarja është goditur dy herë në bark, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu theksohet se në derën e banesë së saj është vendosur edhe një shenjë (simbol nazist).
Sulmuesi, ishte i veshur me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, më pas u largua.
Kujtojmë se sulmet në Francë janë shtuar javët e fundit, ndërsa autoritetet kanë rritur sigurinë.