Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Laknas. Mësohet se Maliq Marku ka vrarë Shefqet Hasën dhe ka plagosur Besim Keçën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, “shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç”.
Besim Keça ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Mësohet se tre personat janë fqinj me njëri-tjetrin, dhe dyshohet se shkak për konfliktin mund të jetë bërë një konflikt pronësie.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.