Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së kaluar, banorët e “Big Brother VIP3” janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin. Zgjedhja e Egla Cenos për të dërguar në nominim Romeo Veshajn dhe Heidi Bacin duket se ka nxehur situatën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Përveç Eglës, asnjë nga banorët e tjerë nuk e di arsyen e vërtetë të këtij nominimi. Teksa publiku do të votojë për të ‘zgjedhur finalistin e parë’, banorët mendojnë se ose Heidi ose Romeo do të largohet përfundimisht nga BBV3.
Gjatë mbrëmjes, teksa ishin duke u shtrirë në krevat, Heidi vuri re se pranë kishte një letër. “Kush ma ka lënë këtë?”, pyet Baci banorët që ndodheshin në dhomën e gjumit. Ndërkohë në fletë shkruhej: “Return BBV3”.
Mëngjesin e sotëm, teksa ka qenë duke biseduar tek dhoma e grimit së bashku me Julin, Heidi pretendoi se letra ishte shkruar nga Egla.
Heidi: Po ajo më la biletë mua dje. Mendoj se ma ka bërë ajo?
Heidi: E ke bërë ti? Kush po luan?
Juli: E ka bërë Graciano për shaka.