Nje moment
Një moment
kur zërat përqark meje të pushonin.
Një moment
kur nata të vinte veç për të falur yjet.
Një moment
kur brengat rrugën për tek shpirti ta harronin
Një moment
kur dielli ti përvëlonte hijet.
Një moment
kur të mos përtypja më ëndrrat e mija
Një moment
kur fjala e hidhur prej buzëve mos të dal.
Një moment
kur të harroja gjithëçka, gjithëçka dija
Një moment
kur t’ja filloja si të ishte hera e parë.
Një moment
dy-tre sekonda të mbartnin veç drita
Një moment
të thjesht, të pastër, vertetë të bukur.
Një moment
e të besosh se kjo botë vertetë ka,
një moment
këtu në shpirt për ta strukur.
Një moment
sikur të ma vinte veshin kjo botë.
Një moment,
sikur të vendoste të më jepte kjo jetë
Një moment
kur mos të egzistonin dhimbje e lotë
Një moment
sikur të më falte vetëm një moment.
AULONA GOXHAJ
Jeto I Lumtur