Një njeri i mençur qëndronte shpesh pranë një lumi. Të gjithë e tallnin dhe e mernin për të marrë. Një ditë, një djalosh i papunë, kalon aty pranë dhe dëgjon këto fjalë nga njeriu i urtë: Do të kesh çfarëdo që dëshiron një ditë. Teksa dëgjoi këtë fjali, djaloshi iu afrua dhe e pyeti: Do të kem çdo gjë që dua? Vërtet do të mundesh të më japësh çfarë dua? Njeriu i urtë iu përgjigj: Sigurisht! Por në fillim më thuaj çfarë
do? Djaloshi i tha: Dua të bëhem një tregtar diamantësh një ditë. A ma plotëson dot dëshirën? Njeriu i urtë ia ktheu me plot vetëbesim: Patjetër! Do të të jap një diamant dhe një perlë. Puno dhe shtoje numrin e tyre sa të duash. Teksa dëgjoi këto fjalë, të riut i shndrinë sytë. Më pas, njeriu i urtë i kërkoi që të zgjasë të dyja duart e tij dhe djaloshi ashtu bëri. Njeriu i urtë vendosi dorën e tij në në njërën dorë të
dialoshit dhe i tha: Bir, ky është diamanti më i çmuar në botë. Quhet kohë. Me këtë mund të bësh diamante sa të duash. Kurrë mos e lësho nga dora këtë diamant. Pastaj i preku dorën tjetër dhe i tha: Bir, kjo është perla më e çmuar në botë. Quhet durim. Kur të mos arrish dot rezultatin e kërkuar edhe pasi ke punuar fort dhe ke harxhuar shumë kohë, atëherë vishe këtë perlë dhe mbaje gjithmonë me
vete. Nëse i shtrëngon fort në duar këto dy elementë të çmuar, të premtoj se do të arrish gjithçka dëshiron. Djaloshi e dëgjoi me vëmëndje këshillën e njeriut të urtë, e falenderoi për këto dy parime që i nguliti në kokë dhe më pas u largua. Menjëherë ai vendosi që kurrë më nuk do ta harxhonte kohën kot dhe do të punonte gjithmonë me durim. Koha kaloi dhe ai nisi të punonte me një tregtar të madh
diamantësh. Në pak vite, ai mësoi teknikat e tregtisë duke punuar me përkushtim dhe durim. Për çudi, premtimi i njeriut të urtë u realizua, djaloshi u bë një nga tregtarët më të mëdhenj të diamanteve në atë kohë. Mësimi: Asnjëherë mos lejo që të humbasësh kohën tënde dhe mos u dorëzo para sfidave. Përballoji ato me durim dhe këmbëngulje. Nëse nuk i lëshoni nga dora këto dy gurë të çmuar, ju garantoj
që suksesi do të trokasë në jetën tuaj. Mbi të gjitha, duhet të ia dini vlerën shëndetit dhe të jeni falenderues ndaj Zotit për atë që ju ka dhuruar. Po ju tregoj diçka të bukur që të ia dini vlerën: U lajmërua se një film prej dhjetë minutash ka fituar çmimin si filmi më i bukur me minutazh të shkurtër. U vendos që filmi të shfaqej në kinema dhe shumë njerëz u grumbulluan për ta parë. Filmi filloi me pamjen
e tavanit të një dhome. Kaluan gjashtë minuta pa ndryshuar pamje. Shikuesit filluan të ankohen, prej të cilëve pati që pretënduan se po humbnin kohën kot, kurse shumë të tjerë u bënë gati për të dalë jashtë. Ndërkohë, kamera lëvizi poshtë në drejtim të dyshemesë dhe u duk pamja e një të riu i shtrirë në shtratin e tij. Ai nuk mund të lëvizte asgjë për shkak të dëmtimit që kishte në shtyllën kurrizore. Në
përfundim ishte shkruar kjo shprehje: Vetëm për gjashtë minuta ju u mërzitet me pamjen e tavanit, ky njeri do ta shikojë për gjithë jetën. Prandaj, njihjani vlerën çdo sekondi të jetës suaj. Më thoni mendimin tuaj miq në lidhje me tregimet që lexoni në këtë faqe, a ju pëlqejnë apo doni të ndryshoni tematikë? Faleminderit që më ndiqni dhe mos harroni këshillën më të vyer në botë: mendjen në vend, tjerat rregullohen të gjitha.