JiL.al - Jeto i Lumtur

Një person vdiq dhe 3 u plagosën, dalin detaje të reja nga aksidenti i adoleshentëve në Poliçan

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Poliçan, ku një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

Sipas policisë, në zonë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se automjeti ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentët ishin të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Scroll to Top