JiL.al - Jeto i Lumtur

Një pjesë përmbytet, tjetra “digjet”/ Çfarë është “Omega”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat franceze i kanë kushtuar një artikull të posaçëm fenomenit të pazakontë të motit që ka mbërthyer Europën, me një ndërthurje të valëve të zgjatura të të nxehtit dhe reshjeve të dendura e përmbytjeve katastrofike në shumë zona të kontinentit.

Shkencëtarët e kanë cilësuar si “Omega ” këtë fenomen meteorologjik që ka prekur në 24 orët e fundit shumë vende europiane.

“Bëhet fjalë për një bllokim atmosferik në formën e një “Omega” që është përgjegjëse për temperaturat e larta që prekin shumë vende europiane, si dhe Francën. Pasojat e tij përkeqësohen nga ndryshimet klimatike”, thonë shkencëtarët.

Në shumicën e zonave në Francë temperatura shënoi midis 35 dhe 37 gradë celsius, sipas shërbimit meteorologjik. Në vendet e tjera europiane, të paktën 14 persona kanë vdekur ditët e fundit pasi reshjet e dendura të shiut në Greqi, Spanjë, Bullgari dhe Turqi.

Bllokimi atmosferik “omega” është një fenomen e veçantë meteorologjike e karakterizuar nga dy zona me presion të ulët, aktualisht, njëra ndodhet jashtë Portugalisë dhe tjetra në Mesdheun lindor, ndërsa në mes është një zonë me presion të lartë, që janë Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Beneluksit.

Scroll to Top