JiL.al - Jeto i Lumtur

“NJERËZIT MUND TË JETOJNË PA AJËR DISA MINUTA, PA UJË DY DITË, PA USHQIM DY MUAJ, KURSE PA…”/THËNIE PËR DITURINË

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Mos poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti, sado i prerë shtrembër të jetë, është i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsorur. Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy ditë, pa ushqim dy muaj, kurse pa ide disa vjet. Njeriu para së gjithash duhet të mësojë shkallën e paditurisë së tij. Si flaka e shkrepëses me kokë poshtë, që është më e fortë, ashtu edhe virtutet e dijetarit të rënë në fatkeqsi duken më qartë. Sikundër elefantin e vrasin për dhëmbët e tij të çmueshëm, sikundër disa guaska deti i gjuajnë për margaritarët që kanë brenda dhe bilbilin e robërojnë për zërin e tij të bukur, kështu dhe njeriun – të shumtën e herës – e rrezikon vlera e tij e lartë. Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët. I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë, i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë. Kush mëson të tjerët, mëson më shumë se ata që mësohen, kush shkruan, përfiton më shumë se ata që lexojnë.
Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, shoku më i mirë libri. Jo më pak se dija, dyshimi më pëlqen. E vërteta dhe dija janë të përbashkëta për të gjithë dhe nuk i takojnë as atij që i shpik i pari e as kujt i gjen rrugës. Të diturit përmendësh nuk është dije; kësaj i thonë ta mbyllësh diçka në burgun e kujtesës. Po të kërkosh në botë pasuri të vërtetë, e tillë është mendja dhe nderi. Sytë dhe veshët janë dëshmitarë të këqinj, nëse mendja nuk është e arsimuar. Çdo gjë të mirë që kam në vetvete ua detyroj librave.
Nga Jeto I Lumtur.al
     Jeto I Lumtur
Scroll to Top