30 Thënie Motivuese për të kapërcyer “ngërçin” e fillimit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Napoleon-Hill-Thënie Frymëzuese-Sukses-JiL.al

Doni të hidhni një hap të rëndësishëm në jetë, por po hezitoni? Lexoni 30 thënie motivuese nga personalitete botërore që do ju ndihnojnë të tejkaloni “ngërçin” e fillimit. Me siguri, do të rigjeni motivimin brenda vetes për të hedhur hapin e parë drejt ëndrrave tuaja. Fillo tani.

“Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, atë mund ta arrijë.” – Napoleon Hill

“Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.” – Harriet Tubman

“Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona.” – Les Brown

“Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni.” – Sheryl Sandberg

“Mënyra se si të fillosh është që të lësh llafet dhe t’ia nisësh punës.” – Walt Disney

“Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk provoni ta bëni.” – Maya Angelou

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni.” – Steve Jobs

“Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë.” – Joshua J. Marine

“Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë.” – Albert Einstein

“Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.” – Alice Walker

“Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.” – Proverbë Indiane

“Beso që mundesh, dhe ke bërë gjysmën e rrugës.” – Theodore Roosevelt

“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.” – Amelia Earhart

“Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh.” – Helen Keller

“Njerëzit që thonë se diçka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë gjë.” – George Bernard Shaw

“Nëse fokusoheni tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse fokusoheni tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë më pak.” – Oprah Winfrey

“Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesit. Kam punuar për të.” – Estee Lauder

“Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet gjithsesi ta bëni atë.” – Elon Musk

“Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit. ” – Dalai Lama

“Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim.” – Jimmy Dean

“Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe një moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën.” – Anne Frank

“Unë vetëm nuk mund ta ndryshoj botën, por unë mund të hedh një gur në ujë, për të krijuar shumë valë.” – Nënë Tereza

“Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni.” – Ralph Waldo Emerson

“Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.” – Plutarku

“Ndrysho mendimet e tua dhe do të ndryshosh botën tënde.” – Norman Vincent Peale

“Tetëdhjetë përqind e suksesit është të përfshihesh (të dukesh).” – Woody Allen

“Ose ti e komandon ditën tënde, ose dita jote të komandon ty.” – Jim Rohn

“Hakmarrja më e mirë (që mund t’u japësh atyre në nuk besojnë në ëndrrat e tua) është suksesi i madh.” – Frank Sinatra

“Një person që nuk ka gabuar asnjëherë, nuk ka provuar asgjë të re.” – Albert Einstein

“Jeta është 10 përqind ajo çfarë ndodh me mua dhe 90 përqind si unë reagoj ndaj saj.” – Baldassare Castiglione

Scroll to Top