“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë…” – Thënie nga Sokrati

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Lexoni 10 thënie nga Sokrati, filozofi i shquar i antikitetit grek, i cili jep disa të vërteta dhe mesazhe shumë të rëndësishme për jetën, që kapërcejnë kufijtë e kohës.

“Jam më i dituri ndër të gjallët, se di një gjë, që nuk di asgjë.”

“Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.”

“Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.”

“Ai që dëshiron ta ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.”

“Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.”

“Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.”

“Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.”

“Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.”

“Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.”

“Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.” – Sokrati

JiL.al

Scroll to Top