Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Studimet e fundit konfirmojnë se nga muaji qershor deri në shtator tradhtitë shtohen 30% më shumë. Më shumë tradhtojnë meshkujt (60%), por edhe femrat nuk qëndrojnë mbrapa (40%). Po përse ndodh ky shfrenim erotik në verë? Nga një studim i “Sogesa Roma” me 1000 pushues italianë, u zbulua se 57% e tyre ka pasur sukses në marrëdhëniet intime falë lojërave në rërë: volejbolli me 37% të rasteve, tenisi me 26% dhe gjimnastika e ujit me 16%. Por kujdes, jo të gjitha sportet kanë të njëjtin efekt. Sipas studiuesve, futbolli nuk ndikon fare në krijimin e njohjeve të reja.
Gjumi i drekës ndihmon memorien
Gjumi fuqizon memorien dhe i jep hov kreativitetit, mjaft që të jetë i shkurtër dhe të mos e bëjë trurin të hyjë në fazën Rem.
Ky është përfundimi i një studimi nga neurologët e “City University” në New York (SHBA), të cilët u kërkuan një grupi studentësh të mësonin disa fjalë në gjuhën kineze e më pas i lanë të flinin për një kohë të shkurtër. Një grup tjetër mësoi të njëjtat fjalë, por qëndroi zgjuar. Grupi i parë i studentëve tregoi dukshëm rezultate më të mira. Sipas studiuesve, studentët e këtij grupi patën mundësi të përdornin lidhje të reja nervore të krijuara pikërisht përgjatë kohës së gjumit.
Mospirja e ujit në verë shkakton stres
Kur temperatura e jashtme është e lartë, organizmi mbrohet me anë të djersitjes, një mekanizëm që ul temperaturën e brendshme të trupit, por që, pa sasinë e nevojshme të lëngjeve, mund të provokojë dehidratim.
Një studim i Institutit të Psikiatrisë në “King’s College” në Londër ka treguar se si, pas 90 minutave djersitje të vazhdueshme, truri pëson një kontraktim në materien gri, e barabartë me atë që regjistrohet pas 14 muajsh stres të madh dhe të vazhdueshëm. Mungesa e lëngjeve shkakton një deficit momental, ndaj për t’iu rikthyer normalitetit është e nevojshme të hidratoheni, duke marrë si lëngjet ashtu edhe kripërat minerale që mund të keni humbur./jetoilumtu.al/