Njërin fqinj e vrau, tjetrin e plagosi pas konfliktit për kanalin

Editor
1 Min Read

Është publikuar fotoja e 70 vjeçarit Maliq Marku që vrau këtë të enjte me armë zjarri komshiun e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën “Fatos Shupi” në Laknas pas një konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza.

Sipas burimeve raportohet se 70-vjeçari Maliq Marku i cili është autori i krimit, ishte me origjinë nga Dibra, dhe para 1 jave ishte kthyer në Shqipëri pasi ndodhej jashtë shtetit, ndërkohë viktima Shefqet Hasa dhe i plagosuri Besim Keça ishin të dy me origjinë nga Hasi.

Shkak i sherrit është bërë kanali i ujërave të zeza, për ndërtimin e të cilit të gjithë banorët e lagjes kishin mbledhur para, vetëm Maliq Marku nuk kishte kontribuuar pasi nuk ndodhej në Shqipëri.

Njërin fqinj e vrau, tjetrin e plagosi pas konfliktit për kanalin e
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *