Njihuni me parashikimi i motit, e diela sjell dëborë në këto zona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjatë 24 orëve të fundit sasia më e lartë e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës dhe të Sarandës me 35mm reshje shiu.

Në lartësinë mbi 1500 metra në verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të dielën pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët e gradualisht të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top