JiL.al - Jeto i Lumtur

U la i lirë nga Gjykata e Durrësit/ Noizy futet live në Instagram

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

DURRËS- Reperi Rigers Rajku është lënë i lirë ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit, pasi ka dhënë garanci pasuroreprej 5 mijë euro, në vend që të ekstradohej në Kosovë. Me anë të një videolive në Instagram, Noizy ka falenderuar fansat e tij për mbështetjen, ndërkohë që sipas tij drejtësia do të mbizotërojë. Po ashtu ai ka deklaruar se të mërkurën më 21 gusht do të zhvillojë një koncert në stadiumin Selman Stermasi.

“Uroj që të jeni mirë, nuk di nga t’ja filloj dhe t’ja mbaroj. Doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi. Nuk u ndalën duke më suportuar dhe duke më dhënë mbështetje. Dua të falënderoj dhe kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë jo mua, por të drejtën dhe të vërtetën. Siç e kam thënë përherë, e drejta dhe e vërteta do të fitojë. Kam besim tek drejtësia shqiptarë dhe drejtësia në Kosovë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt. Jam mundura të jap pozitivitet, të jap mesazhe pozitive, por që ndodhin edhe kështu rastesh kur gjërat shkojnë jo ashtu siç i kishim planifikuar. Ju falënderoj nga zemra për suportin. Shumë më kanë suportuar. Kam një lajm të rëndësishëm. Të mërkurën meqë nuk i zhvilluam shumë koncerte këtë verë për shkak se isha i arrestuar kemi vendosur që këtë të mërkurë, në datën 21 në stadiumin Selman Stermasi do të mbajmë një super koncert për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë. Edhe juve që ju zhgënjeva pak ato ditët e koncertit, ju kërkoj falje që nuk erdha dot. Ju pres në Tiranë më datë 21. Shumë shpejt do dalim edhe me posterin. Ju dua dhe ju përshëndes të gjithëve”, tha Noizy.

Dhunimi i Isenit bëri shumë bujë pasi ai vetë hodhi akuza dhe ka publikuar pamje nga ngjarja e rëndë ndërsa drejtësia në vend vendosi të lirojë personin i cili dyshohet se është përgjegjës. Noizy do të ekstradohej drej Kosovës pasi edhe në njoftimin e policisë së publikuar pas arrestimit të tij në Shëngjin bëhej me dije se ai u vendos në pranga që të merrej drejtësia në Kosovë në lidhje me rastin.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Medi Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Scroll to Top