Noizy nuk zhgënjen fansat/ Realizon premtimin e mbajtur dhe bën lëvizjen e bujshme me publikimin e…

Jil
Jil
2 Min Read

Reperi Noizy pas çdo publikimi në rrjetet sociale vihet në qendër të mediave rozë pasi lajmëron edhe lëvizjet e fundit në muzikë. E nuk kishte si të mos mungonte edhe albumi më I ri duke sjell në treg jo pak por plot 22 këngë.

Albumi do të publikohet më 7 prill duke përfshirë rryma të ndryshme muzikore e bashkëpunime me këngëtarë të famsësh si Elvana Gjatam e cila sëfundmi është bërë pjesë edhe e grupit OTR.

Noizy nuk zhgënjen fansat/ Realizon premtimin e mbajtur dhe bën

Por ALPHA-n s’është më thjesht një album, por një brand që u lançua me koncertin e madh në sheshin “Nënë Tereza”, traditë kjo që do të vijojë edhe këtë verë, në gusht, në stadiumin “Air Albania”. Por deri atëherë duket se Noizy do ta trondisë përsëri tregun me këngët e tij të reja, me albumin e tij të ri. Tekstet e të 22 këngëve Noizy i ka shkruar të gjitha vetë ndërsa për muzikën ka bashkëpunuar me producentin e tij Engli Versal, por dhe me të tjerë producentë të huaj e shqiptarë. Siç dhe ka nisur t’i bëjë paksa publike, përmes postimeve të tij në Instagram, video që bëhen padiskutim virale, bashkëpunimet me këngëtarët do të jenë të shumta siç është ajo me Ylli Limanin, Mc Kreshën, Varrosin, Stinen, Camorrën etj… E vetmja vajzë mes tyre është vetëm Elvana Gjata.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *