Nuk do gënjej më veten time

Jil
Jil
2 Min Read

NUK DO GËNJEJ MË VETEN TIME

Unë, veten time, më s’ do ta mashtroj,

tash, zemra e mjegulluar s’ do t’ ja dijë.

Më thonë: je sharlatan! – rrugës nga shkoj!

Më thonë: je grindavec, si një fëmijë!

 

Por, kriminel nuk jam, cub a shpellar,

fatkeqë, nëpër biruca, nuk kam torturuar.

Plëngprishës po, rrugaç dhe pijetar,

që mbart buzën në gaz, për ta dhuruar.

 

Në Moskë, një argëtues, plot humor,

në Tverskoje kushdo mua më njeh,

dhe çdo qen rruge në sokakun qorr,

më ndjen nga çapi i lehtë dhe ëmbël leh.

 

Çdo kalë i mjerë që rend para pajtonit,

sa më shikon, gjithë qejf më përshëndet,

se unë nuk rroj pa kafshë, e pas zakonit,

për to thur vargje që shërojnë vërtet.

 

Nëse mbaj republikë, nuk është për femrat,

ndjenja idiote s’ mbart dhe jam i qartë,

ndihem komod ama, pa ja u dredhur zemrat,

kur ushqej pelën me tërshërë të artë.

 

Në racën njerëzore nuk kam miq, – punë geni,

një mbretërie tjetër i përkas, me të jetoj,

kravatën e mëndafshtë në një qafë qeni,

pasi e lidh, me të rri dhe festoj.

 

Kështu, tani e tutje nuk do vuaj

furtuna brenda shpirtit s’ ka më re.

Më quan: sharlatan! – shiko dhe shkruaj!

Më quan: grindavec! – ama, ç’ na the!

 

1922

– Poezi nga Sergej Esenin

Jeto I Lumtur

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *