JiL.al - Jeto i Lumtur

“Nuk do lekë për të jetuar Ramsi, jeton me…”/ Arian Çani ironizon kryeministrin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Arian Çani komentoi në “Now me Erla Mëhillin” rritjen e pagave të deputetëve duke përdorur vazhdimisht ironinë.

Ai vendosi të shpjegojë këtë situatë duke pretenduar se herë pas here futet në lëkurën e kryeministrit Rama për të kuptuar si mendon ai, sigurisht edhe në këtë rast duke përdorur ironinë.

“Herë pas here mendohem, futem në lëkurën e kryeministrit dhe them, ore një sekondë, si mund të jem kaq zemërgjerë, unë si Edi Rama?! Në fund të fundit askush s’ma kërkon këtë rritje rroge, por unë prap po jua jap. Keni parë turma njerëzit në rrugë ju që thonë ‘s’kemi ç’të hamë, nga ngri rrogën se po vdesim’? Jo. Dhe ky prapë zemërgjerë dhe ky prapë i ngre rrogat. Prit pak se do mendoj pak edhe për veten. Edhe pse unë jam i bindur që atë e vret ndërgjegjja që iu rrit rroga 1 milion lekë. Ramsi në fund të fundit s’është se jeton për lekë, e ka me historinë, me emrin që do lërë. Nuk do lekë për të jetuar Ramsi, jeton me gjëra të tjera,” – tha Çani.

LEXO TË RADHËS

Scroll to Top