“Nuk e toleroj”, për çfarë folën Efi dhe Kiara pas spektaklit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas përfundimit të spektaklit, Efi i kërkoi Kiarës që t’ia bënte gati valixhet , pasi siç e shprehu edhe gjatë spektaklit, ajo dëshironte të largohej nga shtëpia.

E prekur nga fjalët e opinionistëve dhe nga ato të Ermionës, e cila i tha se ajo e bëri mik Luizin pasi pa se çfarë influence kishte ai jashtë, Efi shprehu dëshirën për tu larguar.

Sipas saj, ajo nuk ka interes fare për famën, aq më tepër në një pikë të tillë, kur ndihet keq shpirtërisht. Sa i përket komentit të Ermionës, Efi u shpreh se asaj nuk i tolerohen ato fjalë, pasi doli nga Big Brother me zarf të zi, për shkak të ofendimeve që bënte në shtëpi.

Ndonëse ajo rihyri me vrull dhe erdhi e synimin për të shkuar në finale, mesa duket Efi u dorëzua.

Scroll to Top