Vesa është mërzitur pas arratisjes nga kazerma dhe sot ka patur një debat me Meritonin dhe Romeon. Ajo ishte e lënduar nga mënyra se si u sollën me të konkurrentët me të cilët vuante dënimin në kazermë.
“Nuk është gjë e vogël se unë dal si budallaqe atje jashtë”, tha këngëtarja, ndërsa Romeo ia doli të sqarohet dhe i qëndroi pranë.
Romeo madje u përlot dhe i shprehu këngëtares mbështetjen e tij.
Mes lotësh, ata u përqafuan dhe shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin.
Romeo: Nëse dështojmë, do të jetë dështim im dhe yti bashkë! Nëse fitojmë, fitojmë bashkë.