“Nuk isha më e lumtur, nuk më intereson”/ Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën!

Jil
Jil
1 Min Read

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”.

Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha.

Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson”.

Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania