JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk iu bind urdhrit të policisë, bie në pranga 29 vjeçari, 

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shtetas në kërkim është vënë në pranga vetëm pas tre ditësh pasi nuk i ishte bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

29 vjeçari me inicialet I.Ç. nga Bilishti mësohet se ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz” ndërsa nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll ndaluan shtetasin në kërkim I. Ç., 29 vjeç, banues në Bilisht, pasi më datë 23.11.2023, duke drejtuar automjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

H., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

B., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ulur volumin e muzikës në lokalin e tij, në lagjen nr.2, Korçë, pas orarit të lejuar.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top