“Nuk je burrë, je ofendues” – vazhdojnë përplasjet mes Ganiut

Editor
2 Min Read

Dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Ganiu e Buci kanë një kohë që nuk i ndalin debatet e përplasjet e ashpra.

Këta të dy kanë treguar që kanë pasur miqësi edhe para hyrjes në shtëpi, por kjo ndërroi kur Ganiu gjatë një Prime-i, vendosi të sjellë një ngjarje nga jashtë.

Pas akuzave për shantazh që i bëri Ganiu drejt Bucit gjatë spektaklit, miqësia e tyre jo që nuk vazhdoi, por debatet e zënkat nuk u ndalën që atëherë.

close

volume_off

“Ti je i msheftë, je ofendues, ti bën gjithçka për këtë lojë.” – shprehet Buci.

Buci vazhdimisht e quan Ganiun gënjeshtar duke thënë: “Pa të rrejtë Gania, nuk e dini çka është rrena. Ti ke rrejtë për krejt senet, për akuzat”, duke iu rithyer edhe njëherë historisë së akuzave dhe shantazhit.

Sa i përket kësaj Ganiu në mbrojtje thotë: “Nuk kam rrejtë, kam thënë se kam dyshuar”.

“Po më vjen marre që po diskutoj me një njeri si ti, a e sheh veten që llafin e dytë në ofenim e kthen sepse nuk e ke asnjë argument, nuk mund të bësh debat të shëndoshë.” – shprehet Ganiu, duke e nxitur debatin edhe më shumë. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *