JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk ndalen krimet në familje. Në Fier burri plagos me armë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

FIER- Sërish krim në familje.

Blutë e Fierit njoftojnë se kanë arrestuar një 49-vjeçar, i cili kishte plagosur bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier.

E plagosur ka mbetur 28-vjeçarja Nertila Furrxhiu, pas një konflikti me burrin e saj, 49-vjeçarin Robert Kotsi brenda banesës së tyre.

Pas ngjarjes 49-vjeçari është larguar menjëherë. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.

Pak orë më parë, Gjergj Mallolli vrau bashkëshorten e tij Luiza Mallolli 46 vjeçe në Maliq.

Scroll to Top