Nuk ndalen tragjeditë në Francë, ndërron jetë protestuesi 19-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Për një ditë tjetër Franca është në trazira pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia. Ndërkohë, siç u bë e ditur, një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes në Seine-Maritime, pasi ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

I riu ishte në çatinë e një supermarketi kur dyqani ishte në qendër të trazirave. Ai u dërgua me vdekje truri në spital dhe pak orë më vonë u njoftua për vdekjen e tij.


“Mund të konfirmoj se një i ri vdiq këtë pasdite pasi u rrëzua nga një çati që ishte ngjitur me një djalë tjetër”, tha prokurori publik i Rouen për RTL.


Në të njëjtën kohë, duke u kthyer me nxitim në Paris nga Samiti i Brukselit, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi masa shtesë për të zbatuar rendin, pas një takimi urgjent ndërministror, pasi situata në vendin e tij mbetet shpërthyese pas vdekjes së një 17-vjeçari francezo-algjerian.

Në deklaratat e tij për vrasjen e Naelit të martën në mëngjes, Macron denoncoi “shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit”, duke iu referuar ngjarjeve në Paris dhe njoftoi masat për të shtypur demonstratat. Veç kësaj, ai tundi gishtin ndaj prindërve du

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *