JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj Shqipërinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Avokati Adriatik Lapaj tregoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në se si do të financohet lëvizja e tij “Shqipëria bëhet”.

Siç shpjegoi dhe vetë Lapaj do të jetë një web online i cili do t’i japë mundësi të gjithë atyre që dëshirojnë që të kontribuojnë sipas mundësisë nëse ju pëlqen puna e tyre.
“Deri për pak ditë që do të publikohet web-i zyrtar dhe kanali zyrtar i komunikimit ekonomik, që do të thotë i kontributeve, çdo qytetar i rracës tonë kudo ndodhet në botë, do të ketë mundësinë që nëse performanca jonë i pëlqen, të futet dhe duke ndenjur në Nju Jork, duke punuar aty të hedhë 10 dollarë, duke punuar në Toronto të hedhë 100 dollarë. Po s’ju pëlqeu do të thotë që nuk jemi për këtë punë dhe nuk e kemi ngjallur frymën e popullit dhe do të thotë që ne nuk jemi në këtë rrugë për vend pune sepse vende pune kishim dhe po i sakrifikojmë,” – u shpreh Lapaj.

Scroll to Top