Tërmeti shkatërrues në Marok, numërohen 1305 të vdekur

Jil
Jil
2 Min Read

Maroku shpalli tre ditë zie pas tërmetit vdekjeprurës që ka shkatërruar pjesë të mëdha të vendit dhe ka shkaktuar edhe mbi 1300 viktima, ka njoftuar oborri mbretëror. 

Në një deklaratë, autoritetet thane se flamujt kombëtarë do të valëviten në gjysmështizë.

Të paktën 1,305 janë vrarë dhe 1,832 të plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 që goditi Marokun , sipas mediave shtetërore.

Ministria e Brendshme vendase ka thënë se 1,305 njerëz u vranë në tërmetin që goditi Marokun të premten.

Numri i të plagosurve u rrit në 1,832 dhe përfshin 1,220 njerëz që janë në gjendje kritike, tha një deklaratë nga ministria.

Organet kryesore botërore kanë shprehur ngushëllime dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për Marokun pas tërmetit shkatërrues që goditi malet në jugperëndim të Marrakeshit.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me qendër në Xhedah, Hissein Brahim Taha, u lut për “mëshirë për viktimat dhe shërim të shpejtë për të plagosurit”.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e përshkroi tërmetin si “zemërthyes”, duke shtuar, “Ne jemi të gatshëm të mbështesim nevojat e menjëhershme shëndetësore”.

Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi i tërmetit, duke thënë: “Mendimet tona janë me mijëra familje të prekura. Ne jemi të gatshëm të mbështesim.”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *