Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

Jil
Jil
2 Min Read

Keni dëgjuar raste kur nusja dhe dhëndri janë ndarë menjëherë pas dasme? Nëse jo, këtu do të lexoni historinë e dasmës më të shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Ajo është historia e një çifti nga Kuvajti.

Mediat e huaja shkruajnë se përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.

Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Ndërkohë emrat e nuses dhe dhëndrit nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit.

Historia e tyre është bërë menjëherë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.

“Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim”, komentoi një përdorues i rrjetit social X. Ndërkohë një përdorues tjetër shtoi: “Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë”

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *