Nxorën të miturit për të lypur në rrugë, meren masa ndaj dy grave

Jil
Jil
1 Min Read

Një hetim në gjendje të lirë ka nisur për dy gra në Elbasan që akuzohen se kanë nxjerrë për të lypur fëmijët e tyre të mitur.

Akuza që rëndon mbi to është ajo e keqtrajtimit të të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset V. Z., 34 vjeçe dhe I. A., 41 vjeçe, të dyja banuese në Elbasan, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, pasi dyshohet se kanë nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 11 vjeç dhe 12 vjeç.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *