“O Zot! Ç’na bëre moj Melisa”, pamjet si edukatorja

Jil
Jil
2 Min Read

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka treguar me video sesi e menaxhuan edukatoret dhe drejtoresha situatën pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin “Stinët” në kryeqytet.about:blank

Vihet re që Majlinda Dehima mundohet që të fshehë ngjarjen, duke i rrëfyer edukatores tjetër si dhe drejtoreshës së kopshtit se vajza mund të jetë përplasur tek krevati, ndaj dhe e ka të thyer këmbën.

Më poshtë, ju sjellim bisedën mes tyre:

Biseda mes 2 edukatoreve:

Edukatorja 1: Çfarë ka moj? Çfarë ka?

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): O Zot! I është enjtur këmba.

Edukatorja 1: Jo, jo.. Nuk e ka thyer ajo. Apo kur e përplase qëpar ti…Jo se ka thyer ajo, kush ja ka thyer?about:blank

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po pse moj Melisa? Çfarë na bëre moj Melisa. Po më rreh zemra.

Majlinda në telefon me drejtoreshën e kopshtit:about:blank

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): He moj Entelë përgjigju. Pse nuk përgjigjet…Ka përplasur këmbën tek krevati dhe e ka të fryrë, por e ka të fryrë goxha tek pjesa e kofshës dhe mezi ecën. Foli mamit të vajzës, e ka përplasur se këtu ishim, këtu ndërmjet 2 krevateve. Po thuaj e ka përplasur se nuk kam çfarë të them unë e shkreta, po tek krevati. Këtu isha unë me Olën. Po deshe hape kamerën.

Edukatorja 2 (Majlinda Dehima): Po sikur ta ketë thyer ajo, se ne do të dalim si të ja bëjmë?

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *