Temperaturat e larta ‘pushtojnë’ botën, OBSH ngre alarmin

Jil
Jil
2 Min Read

Në 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së, 1.4 milionë njerëz vdesin çdo vit nga shkaqe që lidhen me ndotjen dhe ndryshimet klimatike. Vetëm vitin e kaluar, rreth 20 000 njerëz vdiqën nga nxehtësia ekstreme në atë që ishte vera më e nxehtë e Evropës në histori.

“Parandalimi i mbi një milion vdekjeve çdo vit nga faktorët e rrezikut mjedisor është brenda mundësive tona, ne e dimë se çfarë të bëjmë dhe tani është koha për t’i kthyer fjalët në veprim,” tha Hans Henri P. Kluge, Drejtor Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Raporti i ri tregon gjithashtu se në Rajonin që mbulon Evropën dhe Azinë Qendrore, në vitin 2019, rreth 570 000 vdekje i atribuohen ndotjes së ajrit dhe më shumë se 150 000 ndotjes në ambjentet e shtëpisë.. Në vitin 2020, rreth 77 milionë njerëz nuk kishin akses në ujë të pastër.

Ndërsa hapësirat e gjelbra kanë një efekt mbrojtës për shëndetin dhe mund të ulin vdekshmërinë nga shkaqe natyrore me gati 1%.

Ministrat e vendeve të takimit në Budapest pritet të miratojnë një deklaratë me një sërë veprimesh konkrete për përgatitjen e sistemeve shëndetësore për t’u përballur me ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të reduktuar efektet shëndetësore të ndotjes.

Në katër fusha prioritare — cilësia e ajrit, uji dhe kanalizimi, kimikatet dhe mbetjet dhe vendet e kontaminuara — përparimi ka ngecur.

“Shëndeti  është një çështje e politikëbërjes, një çështje financimi, përparimi shkencor, përparimi teknologjik dhe se si të ndërtohet besimi mes nesh dhe si të rindërtojmë rrjetet tona të bashkëpunimit’’, theksoi Kluge. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *