Bertolt Breht
Oh, ju fatzinj!
Vëllait tuaj i bëhet dhunë, dhe ju mbyllni
Sytë!
I prekuri bërtet fort, dhe ju heshtni?
Dhunëbërësi sillet rrotull dhe zgjedh prejat e tij,
Dhe ju thoni:
Ne ai na kursen, sepse s’tregojmë asnjë
Mospëlqim.
Çfarë qyteti është ky, ç’njerëz jeni ju vallë?
Kur në një qytet ngjan një padrejtësi,
duhet të ketë një Revoltë.
Dhe atje ku s’ka revoltë, është më mirë që qyteti
të humbasë
Nga një zjarr, përpara se të bëhet natë.
Shqipëroi: Lasgush Poradeci
Jeto I Lumtur