JiL.al - Jeto i Lumtur

OKB e gatshme të ndihmojë Marokun pas tragjedisë së rëndë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

OKB ka reaguar lidhur me fatkeqësinë e madhe që ka goditur Marokun, pas tërmetit vdekjeprurës. 

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nëpërmjet zëdhënësit të tij Stéphane Dujarric, u shpreh se  ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për tërmetin që goditi sot Marokun, i cili mori qindra jetë njerëzish.

“Sekretari i Përgjithshëm shpreh solidaritetin e tij me qeverinë dhe popullin e Marokut në këto kohë të vështira.  Ai u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve.

Kombet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë qeverinë e Marokut në përpjekjet e saj për të ndihmuar popullsinë e prekur”, thuhet në deklaratë. 

Scroll to Top