‘Ku ka zë nuk është pa gjë’- thotë populli.
Olta Gixhari, e përfolur ditët e fundit se është shtatëzanë, e ka konfirmuar natën e sotme në spektaklin e “Dancing With The Stars”, se është në pritje të ëmbël.
Olta u shpreh se, ‘ky është momenti më i bukur për një grua. Po është e vërtetë, unë jam nē pritje të ëmbël, por nuk e kam zbuluar akoma gjininë”.
Kujtojmë se ajo dhe partneri i saj janë prindër të një djali, Amarit.